Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së mërkurës në qytetin e Gjirokastrës, ku një makinë e OSHEE-së ka rënë në lumin Drino dhe si pasojë hu.mbën jetën dy elektricistët, Selfo Kallfa, 52 vjeç dhe Ismet Isaraj, 64 vjeç.

Sipas informacioneve, mësohet se dy punonjësit e OSHEE-së në Gjirokastër ishin duke inspektuar këtë pjesë të Luginës së Drinos pas raportimeve për avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Ata kanë dashur të kalojnë nga njëri kah i lumit në tjetrin, por prurjet e shumta të lumit, rrjedha e rrëmbyeshme dhe terreni aspak i përshtatshëm kanë qenë faktorë që kanë shkaktuar rrëshqitjen e makinës dhe përmb.ysjen e saj në lumë. Dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin nga uji, ndërsa trupat e tyre janë nxjerrë pas shumë orësh kërkime. Gazeta “Panorama” ka mundur të zbardhë detaje të ngjarjes së rëndë.

Advertisements

SI NDODHI NGJARJA

Burime nga OSHEE Gjirokastër, bënë të ditur se dy elektricistët janë nisur për një manovrim në fushën përballë Lazaratit, pas konstatimeve për avari në fshatin “Asim Zeneli”. Misioni i tyre ka nisur prej orës 23:00 të mbrëmjes së të martës së datës 16 shkurt. Elektricistët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët dhe drejtuesit e tyre. Pas ndërprerjes së komunikimit mes tyre dhe qendrës janë njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe më pas forcat e specializuara për kërkime nën ujë.

Sipas burimeve, dy elektricistët kanë tentuar të kalojnë nëpërmjet një rruge të shkurtër, që kalon përmes lumit Drino. Një brez betoni i quajtur nga vendasit “Gropa e tankeve”, i ndërtuar para viteve 1990 dhe i shfrytëzuar nga reparti i tankeve që ndodhet në fshatin “Arshi Lengo”, përballë Lazaratit, përdoret gjerësisht nga punonjësit e OSHEE-së, apo banorë të zonës për kalimin e lumit. Ky brez betoni i zhytur tërësisht në ujë në lumin Drino, bëhet i rrezikshëm në rastet kur lumi shënon prurje të shumta si këto të ditëve të fundit. Duket se të dy elektricistët nuk e kanë parashikuar me saktësi situatën, edhe për shkak të errësirës. Rrjedha e fortë e lumit ka shkaktuar rrëshqitjen e automjetit që drejtohej nga 52-vjeçari Selfo Kallfa, ndërkohë që dy elektricistët nuk kanë mundur dot të dalin për shkak të thellësisë. Ata kanë tentuar të thyejnë xhamin e përparmë të automjetit, por pa pasur rezultat.

Advertisements

KËRKIMET NË ZONË

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar Policia e Gjirokastrës së bashku me forcat zj.arrfikëse për të ndërhyrë. Për shkak të thellësisë dhe motit të acartë, autoritetet vendore policore kanë kërkuar nga kryeqyteti palombarë për të nxjerrë automjetin. Pas ndërprerjes së komunikimit me qendrën, ka nisur lokalizimi i tyre me GPS, duke kryer kërkime me forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, përgjatë gjithë natës dhe duke gdhirë e mërkura e 17 shkurtit. Janë dashur mbi 9 orë kërkime dhe përpjekje deri në nxjerrjen e trupave nga automjeti i zhytur në ujërat e Drinos. Fillimisht është bërë tërheqja e automjetit pranë bregut dhe nxjerrja e një pjese të tij në sipërfaqe. Më pas, palombarët kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë tërhequr trupat e pajetë. Situata u monitorua nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policisë së Gjirokastrës Fatmir Hoxha, deri në nxjerrjen nga thellësia të trupave dhe automjetit të OSHEE-së.Panorama

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP