Një tjetër humbje e madhe në radhët e bluzave të bardha. Mjeku i njohur vlonjat, Llambro Bala ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.Doktori ishte infektuar prej disa ditësh, ndërsa nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, ku shpreh ngushëllimet për humbjen e mjekut të njohur dermatolog.

Advertisements

“Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Llambro Bala, mjek Dermatolog ne Vlore, si pasoje e Covid-19.

Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij……. I paharuar qofte kujtimi i Tij!”, thuhet në postim.

Ndërkohë që mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Llamvros ka dhënë dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili shkruan:

Advertisements

Nje lajm i trishtueshme per nje nga mjeket e jashtezakonshem te Vlores. Nje njeri fisnik dhe i kudogjendur. Buzagaz dhe i pa pertuar. Ngushellime famijes! U prehte ne paqe!

Kolegeve ne fb u kerkoj ndjese per mbingarkesen e postimeve me lajme te tilla por i kam njohur edhe personalisht dhe dua tju shpreh mirenjohje deri ne fund. Arbeni

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP