Ditën e djeshme, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur në Rinas kutinë me vaksina anti covid. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ironizuar kryeministrin.

Serbi kërcënon me jetë Albin Kurtin: Terroristë shqiptarë që duhet të digjeni.Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje shpërthen dhe dënon ashpër sul.min ndaj djalit të politikanit të njohur

Advertisements

Dasho e quan përrallë, faktin që Rama thotë se një vend i Europës u tregua bujar dhe na dhuroi vaksinat. Gjithashtu sipas tij, përralla e dytë është se vendet e pasura po thithin të gjithë vaksinat nga vendet e varfra.

Dasho thotë se Rama është bërë i padurueshëm me përrallat me miq misteriozë dhe armiq imperialist.

“HABERET E BORATIT: KARAGJOZLLËQE QË DUHET TË MARRIN FUND!

Advertisements

Dje Borati me dy sejmenët doli sërish në Rinas për të pritur një kuti e gjysmë me vaksina (një kuti me pesë kartonë dhe një kuti me dy kartonë) dhe nisi deklaratat e zakonshme:

Së pari, përralla me vendin mik që bujarisht na dhuron vaksina. Borati e ka për zemër këtë përrallë pasi ajo çimenton më tej figurën e “babait” të cilën ai u mundua ta krijonte me çdo kusht gjatë pandemisë. Në fakt këto janë dozat e Pfizer-it të cilat janë kontraktuar kush-e-di se me çfarë çmimi stratosferik, ndërsa dozat e AstraZeneca-s që priten së shpejti janë dozat e COVAX-it.

Së dyti, përralla me vendet e pasura që si kuçedra po thithin të gjithë vaksinat nga vendet e varfër. Në fakt në raport me vaksinat nuk ka vende të pasur dhe të varfër, por ka vende të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. As Izraeli dhe as Serbia nuk janë vendet më të pasura në planet, por janë ndër vendet më të suksesshme në fushatën e vaksinimit.

Izraeli ka administruar 83 doza për 100 banorë, duke vaksinuar plotësisht 34% të popullatës dhe me një dozë gati 50%. Serbia është vendi i dytë më i suksesshëm në Europë duke administruar 18 doza për 100 banorë (vetëm Britania e Madhe ja kalon në Europë). Serbia ka aplikuar deri tani 1,250,000 doza të vaksinës, ose gati 200 herë më tepër se Shqipëria. I dashur Borat! Nuk ta kanë fajin as kompanitë prodhuese dhe as vendet imperialiste që kanë halë në sy Shqipërinë e Boratit që qëndron si shkëmb dhe histori “suksesi” në breg të Adriatikut. E ke fajin vetë! Serbia dhe Izraeli i kanë nisur negociatat në maj 2020, kurse ti u kujtove në dhjetor 2020 kur bënë uljet e Krishtlindjeve dyqanet e bojërave të Neë York-ut.

Boll me përrallat me miq misteriozë dhe armiq imperialistë!
Boll me karagjozllëqe!
Je bërë i padurueshëm…”, shkruan Dasho.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP