Këngëtari Alban Ramosaj është larguar nga Shqipëria prej kohësh dhe ka vendosur të nisë një jetë të re në Spanjë. Ai ka lënë të kuptohet se nuk ka vendosur për t’u shkëputur përgjithmonë nga Shqipëria, sepse mund të rikthehet sërish këtu, për të vazhduar karrierën e tij si artist i talentuar.

Pasi ka provuar të pozojë edhe si model, sa u përket projekteve muzikore, artisti ka treguar se do të vijë me diçka të re këtë vit, por deri tani nuk ka asnjë lajm. Ai po mendon se cilin projekt të lançojë të parin, një ftesë e papritur i është bërë së fundmi në Spanjë.

Advertisements

Bëhet fjalë për një emision ‘dating’ në Spanjë. Këngëtari ka zbuluar se ka marrë në “Instagram” një mesazh nga stafi i emisionit i quajtur “Mujeres y Hombres y Viceversa”, në të cilin shkruhet se ai mund të bëhet pjesë e programit për të përjetuar një eksperiencë unike.

“Na pëlqeu profili yt dhe vendosëm të të kontaktonim! Ne po kërkojmë për djem dhe vajza të ngjashëm me profilin tënd. Nëse je beqar, nëse je në moshën e duhur, nëse do të përjetosh një eksperiencë dhe të njohësh një nga vajzat tona, kjo është koha!”, shkruhet në ftesën që i është bërë Albanit.

Advertisements

“Shih, shih, tallem unë, po nga këtu paska dalë dhe Maluma bejbi”, ka shkruar Albani. Le të shohim nëse Albani do të donte të bëhej pjesë e një programi njohjesh në Spanjë, apo kjo i duket thjesht një humbje kohe për imazhin e tij si këngëtar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP