Dje mbërritën 7020 doza vaksine anti-COVID nga kontrata me Pfizer dhe Ministria e Shëndetësisë deklaroi se do të intensifikojë planin e vaksinimit. Ndërkohë që sot vihet në zbatim skenari i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e situatës.

Nga Ministria e Shëndetësisë prej gati një jave është vlerësuar se situata në vend është një situatë alerti, nisur dhe nga incidenca e shfaqur në disa zona të vendit me numrin e lartë të infektimeve dhe rasteve me humbje të jetës në vend.

Advertisements

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini bëri të ditur se janë të zënë 90% e shtretërve në spitalet Covid.E pyetur nëse rrezikojmë në një kolaps të sistemi shëndetësor, ajo tha: “Është një situatë shumë sensitive dhe po menaxhohet.

Nuk besoj se në këto kushte do të ketë kolapsi të sistemit shëndetësor. I gjithë plani ka qenë që të mos kalojmë në kolaps. Besoj fort se nuk do të arrijmë në nivele të tilla”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP