Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Izet Shulku, 48 vjeçari i cili njihet nga të gjithë si “Tarzani i Dibrës”.

Jashtëzakonisht i lidhur me natyrën, Izeti i ka bërë të gjithë për vete me videot e tij të guximshme duke u larë poshtë ujëvarës, duke ngrënë portokalle në majë të malit më dëborë apo duke bërë not në dëborë.

Advertisements

I pyetur nga Bieta, Izeti tregoi se larjen në dëborë e praktikon çdo ditë, pasi sipas tij i bën mirë.

Një gjë të tillë e provoi edhe live në temperatura më të ulëta se -6 gradë celsius.

Izeti u zhvesh, nisi të prekte dëborën disa sekonda e më pas u shtri dhe u zhyt në dëborë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP