Lulzim Basha shquhet si politikan, mes të tjerash, për premtime në letër dhe mosmbajtjen apo mosçuarjen e tyre deri në fund. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e demokratëve të zhgënyer të cilët kanë renditur të gjitha premtimet e pambajtura nga kreu i Partisë Demokratike.

Nëse ndjekim një rrjedhë kronologjike të premtimeve të Bashës që prej kur mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës e deri sot në opozitë shohim një sërë premtimesh të pambajtura prej tij.
Në fillim Basha premtoi ndërtimin e Tramvajit, projekt i cili nuk u fillua fare. Tjetër premtim ishte Bulevardi i ri i cili gjithashtu nuk filloi.

Advertisements

Mirëpo premtimet boshe të Bashës vijojnë edhe gjatë opozitës duke gënjyer edhe vetë demokratët. Në fillim çadra e ngritur prej vetë atij zhgënjeu demokratët duke u futur në zgjedhje, ndryshe nga sa kishte premtuar. Protesta e stimuluar prej tij te ‘Astiri’ dhe tarfia për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit dëshmojnë tërheqjen e Bashës nga premtimi se do u shkonte deri në fund.

Video-ja e mëposhtëme tregon me zë e figurë Lulzim Bashën i cili vetëm premton por nuk çon asnjë premtim deri në fund. Ai tërhiqet sa herë merr ndonjë dhuratë apo bën ndonjë marrëveshje politike.
Më poshtë video-ja që po qarkullon në rrjetet sociale.

IMG_2477

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP