Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pak minuta më parë ka publikaur një listë ku renditen kostot që nga chek-up, sterilizimi, dializa, e tek rindërtimi i shkollave në Tiranë.

Krahas fotos me çmimet e shërbimeve të mësipërme Paloka shkruan se këto projekte të qeverisë i kanë kushtuar shqiptarëve 2.205.000.000 USD, ndërkohë që ka bërë një krahasim me sanitaren e “Shefqet Ndroqit, e cila është arrestuar pasi u akuzua se mori 8 milion lekë nga vajza e një pacienti që ishte duke u trajnuar për Covid-19.

Advertisements

Ai ka thënë se Tirja që mori 8 milion lekë të vjetra është arrestuar, ndërsa për qeverinë që sipas tij ka marrë 2 miliardë USD, nga xhepat e qytetarëve nuk ndodh asgjë.

“Tirja mori 8 milion leke te vjetra… Shikoni se cfare i ka bere nderkohe vendit Edvin Tire Rama”, shkruan Paloka.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP