Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke folur rreth zgjedhjeve të parakohsme në Kosovë, u shpreh se sipas tij ato parti që do ti qëndrojnë idesë së bashkimit me Shqipërinë mund të jenë fituese. Kjo si rrjedhim do të shtoj presionin e ndërkombëtarëve pë njohjen e Kosovës nga Serbia për të evituar krijimin e ”Shqipërisë së Madhe.”

”Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presion të rëndë,”– tha Vuçiç.

Advertisements

Vuçiç tha se një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, një verë e vështirë dhe një vjeshtë e vështirë e pret Serbinë në çdo kuptim.

“Forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë me siguri do të fitojnë në këto zgjedhje. Kjo është ajo që tha Ramush Haradinaj, ai është një njeri i rrezikshëm që pret që Albin Kurti të ketë nevojë për një parti shqiptare për një koalicion dhe po bën presion që të jetë atje dhe më vonë të zgjidhet president. Atëherë ata do të kishin atë koalicion për Shqipërinë e Madhe, “– tha Vuçiç sipas Vijesti.

Ai shtoi se pas kësaj, të huajt do t’i paraqisnin Serbisë idenë për të parandaluar formimin e një Shqipërie të Madhe duke njohur pavarësinë e Kosovës si një zgjidhje kompromisi.

Advertisements

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të përpiqesh të ruash forcën e Listës Serbe, por gjithashtu të përgatitesh për presione të rënda,”– tha Vuçiç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP