Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 15 774 raste të reja me koronavirus sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Shohim një shifër më të lartë se një ditë më parë, ku ishin 12 532.

Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 507 viktima, duke e çuar në 80,833 numrin në total që prej nisjes së pandemisë. Ditën e djeshme ishin 448 viktima. Tamponët e kryer ishin 175,420. Ndërkohë që shkalla e pozitivitetit bie në 9%.

Advertisements

Pacientët e shtruar në spitale janë në rënie, 57 më pak në kujdes intensiv, 187 më pak në pavijone të tjera. Në 24 orët e fundit, 165 persona të tjerë hynë në kujdes intensiv dhe në total jane 2,579.

Në spitalet covid gjithsej janë 23,525 të shtruar. Që nga fillimi i pandemisë Italia ka regjistruar 2.319.036 raste.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP