Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit dhe nënë e tre fëmijëve përkatësisht 11, 7 dhe 5 vjeç ishte pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku rrë.feu për jetën ek.stremisht të vështirë që ka kaluar. Ajo tregon se i është futur rrugës së pro.stitucionit e detyruar nga rrethanat. Kishte një djalë nga martesa e parë dhe duhej të kujdesej për të.

Ishte mes katër rrugëve, pa shtëpi dhe nuk kishte para as për të ngrënë bukë. Kështu u detyrua që tek lokali që punonte si kamariere të ushtronte p.rostitucionin. Elsa tregon se nuk e di as kush janë baballarët e dy vajzave që ka.

Advertisements

Mirela Milori: Kalon më nga ai lokal?

Elsa Dhamo: Jo nuk kaloj, as nuk ia hedh sytë fare.

Mirela Milori: Po ish-pronaren?

Advertisements

Elsa Dhamo: Jo fare, sepse e di se çfarë kanë bërë me jetën time. Unë kam rënë në duart e gabuara dhe nuk më bën përshtypje ta takoj.

Mirela Milori: Ushtrohej dh.unë ndaj teje në atë periudhë?

Elsa Dhamo: Ushtronin dh.unë, shyqyr që nuk më ngelnin shenjë.

Mirela Milori: Mbante shumë vajza të tjera si ty?

Elsa Dhamo: Po shumë vajza, ka pasur vajza të moshës 12-13 vjeçe, i mbante dhe vazhdon akoma t’i mbajë. Kur shikoj një shoqen time më dh.emb shpirti sa s’ka. Atë e ka përzënë e ëma dhe fle aty ku punon. U bë gati një vit që nuk dal më, jam shkëputur sepse më janë rritur fëmijët.

Mirela Milori: Po vajzat kur erdhën në jetë, gjatë kohës kur ti punoje aty?

Elsa Dhamo: Po kur punoja aty ngelesha shtatzënë.

Mirela Milori: Kush është babai i tyre?

Elsa Dhamo: Nuk e di.

Mirela Milori: Ke ndonjë ide kush mund të jetë babai biologjik?

Elsa Dhamo: Jo.

Mirela Milori: Po nëna jote e dinte se ç’po bëje ti?

Elsa Dhamo: Po e dinte shumë mirë. Më ka thënë bëj ç’të duash ke jetën tënde. Prapë e dua se e kam nënë. Është martuar, por nuk më ndihmon aspak. Ne jemi 4 motra dhe një vëlla. Motrat janë në gjendje shumë të mirë, edhe vëllai po ashtu, ndërsa unë jo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP