KESH shton se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike që reshjet e shumta të mos kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.
TIRANË– Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare, KESH, ka njoftuar se raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu.

Në njoftimin zyrtar thuhet se reshjet do të kenë pasoja në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin, ndërsa prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.

Advertisements

KESH shton se shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike që reshjet e shumta të mos kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Njoftimi i KESH:

Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm. Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.

Advertisements

Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore. Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës. KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Ndërsa sot vendi është përfshirë nga acari e temperaturat e ulëta. Kalueshmëria e mjeteve është normale me përjashtim te Aksit Korçë-Boboshticë-Dardhe kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri në km 13, rekomandohet me zinxhir. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin për ditën e nesërme, ku pritet që temperaturat të arrijnë deri në -14 °C, në zonat malore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP