Mjeku Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ngjarjet e fundit të fenomeneve të mitmarrjes nuk mund të njollosin punën e mjekëve që janë të parët në betejën kundër Covid.

” KURRË mos u humbni besimin në punën e përkujdesin tonë, për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “flamë mbarëbotërore”….Disa episode të shkëputura të keqsjelljes dhe shpërdorimit të besimit nga publiku i gjërë të kryera prej individëve të pa moralshëm që si kudo gjenden edhe në stafin mjeksor, nuk mundet dhe nuk duhet kurrë të zbehë apo zhbëjë punën “, shkruan mjeku i njohur.

Advertisements

Duke e cilësuar si kohë kovidiane atë që po kalojmë prej gati 11 muaj, mjeku Kalo shkruan dhe kërkon mirëkuptimin dhe mirëbesim reciprok…!

“Ju duam dhe jemi aty duke vënë jo pak në rrezik edhe jetët tona, sepse ndjenja e detyrës sonë sublime prevalon dhe kurdoherë do kujdesemi për Ju” e mbyll statusin e tij, mjeku Tritan Kalo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP