Ambasada franceze në Tiranë, përmes një letre që i ka drejtuar ministrisë së punëve të jashtme, ka tërhequr vëmendjen për qendrimet e kryeminstrit Edi Rama, i cili ka sul muar vendet e BE-së, sa i takon çështjes së vaksinave.

Teksa i referohet qendrimeve të Ramës në emisionin Open, ambasada franceze i kujton kryeministrit shqiptar se BE është ndihmuesi më i madh i vendit tonë, me 100 milionë euro çdo vit, që financohëen në sektorë të ndryshëm të vendit.

Advertisements

Ambasada thekson në letër se është e pavend që Rama të deklarojë se Franca i ka lënë stok vak sinat që ka siguruar, kur fare mirë një pjesë të tyre mund t’ia jepte Shqipërisë.

“Mbrëmë në një transmetim televiziv, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë aku zoi qartë vendet anëtare të Bashkimit Evropian për egoizëm dhe cinizëm. Kjo ambasadë kujton se cdo vit, BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 milionë euro në sektorë të ndryshëm.

Lidhur me pandeminë, Komisioni Evropian njoftoi më 8 janar se portofoli global i BE-së prej 2.3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për BE por edhe për vendet fqinje. Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milionë euro nga programi IPA.

Advertisements

Ndërsa Franca do të arrijë qëllimin e saj për një milion njerëz të vak sinuar në fund të janarit, Kryeministri ngriti pyetjen se pse Franca duhet të ketë një stok vaksinash që nuk mund t’i përdorë, në vend që t ‘i ndajë me të tjerët.

Përveç natyrës të pavërtetë të këtij informacioni, por që mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve, kjo ambasade konsideron se nuk është e përshtatshme të su lmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.

Çfarë deklaroi Rama

“S’kemi nevojë për paratë e BE sepse kemi parapaguar. Mbase më ka keqkuptuar, ambasadori Soreca, por nuk i heq asnjë presje kritikave që kam bërë ndaj Bashkimit Europian. Soreca është përfaqësuesi i KE dhe unë kritikat ia bërë disa vendeve të BE që egoizimin e kanë kthyer në sistem.

Nuk i kushtonte asgjë. Franca ka bërë pak mijëra, ndërkohë që ka shumë më tepër. Ç’kuptim ka të kesh stok dhe të mos i thuash këtyre 6 vendeve të Ballkanit që merrni dhe ju. Ça i kushtonte? Asgjë. Kjo ka qenë kritika ime”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP