Një shkencëtar kryesor në kuadër të Grupit të Vaksinave të Oksfordit ka paralajmëruar se do të ketë shumë tepër variante të coronavirusit këtë vit.

“Derisa ecim përgjatë vitit 2021, ne do të shohim shumë variante të reja dhe do të duhet të mësohemi me këtë”, u shpreh profesori Andrew Pollard, drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit.

Advertisements

“Por pyetja kritike është nëse disa prej këtyre varianteve të reja po përshtaten për shkak të imunitetit midis popullatave njerëzore – nëse kjo është për shkak të infeksionit, a po me të vërtet si rezultat i vaksinimit”, deklaroi ai.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Pollard thekson se variantet e reja po zbulohen herët, dhe nëse duhen kërkuar vaksina të reja, atëherë sipas tij ata do të jenë në gjendje t’i krijojnë ato me të vërtetë shpejt.

Shqetësimi për sa i përket efektivitetit të vaksinave aktuale kundër varianteve të coronavirusit, ishte ngritur pas shfaqjes së një varianti në Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisements

Ky variant, i zbuluar muaj më parë, thuhej se ishte më i transmetueshëm por jo edhe më i rrezikshëm.

Pas këtij rasti, raportohej edhe për një variant tjetër në Afrikë të Jugut, në Japoni dhe së fundmi për dy variante të reja në Brazil.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP