Pas alarmit të dhënë nga qeni, në çantë u zbuluan gati 40 kilogramë suxhuk që ishte nisur nga Kosova për në Amerikë. Mall, i cili është i ndaluar që të trasportohet.
AMERIKË– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një qytetar nga Kosova në Aeroportin Ndërkombëtar të Neëark të SHBA-së këtë të hënë. Sipas mediave të huaja, një qen pjesë e “K9” i quajtur Kody nuhati në valixhet e shqiptarit tij diçka të çuditshme.

Pas alarmit të dhënë nga qeni, në çantë u zbuluan gati 40 kilogramë suxhuk që ishte nisur nga Kosova për në Amerikë. Mall, i cili është i ndaluar që të trasportohet.

Advertisements

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,”-shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve në terren të Nju Jorkut.

Pasagjeri, me sa duket i pavetëdijshëm për ndalimin e transportit të mishit, duke u shpehur se e kishte prodhuar në banesë, duke shpëtuar nga një gjobë e majme.

“Nuk është e qartë se çfarë bëri menjëherë stafi me sallamin, apo nëse i dha qenit në formë çmimi,”- shkruan në fund New York Post.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP