Mëngjesi i kësaj të shtune e ka gjetur Korçën në pushtetin e dëborës.

Trashësia e borës ka arritur 10-40cm. Gjatë natës është punuar për pastrimin e rrugëve por megjithatë lëvizja për në Dardhë dhe Voskopojë, duhet të kalohet me zinxhirë.

Advertisements

Ndërkohë mësohet se në Qafë Sharr, është i nevojshëm kalimi me zinxhirë, për shkak se rrugët janë mbushur me dëborë.

Në fshatin Moglicë të Maliqit, janë këputur telat për shkak të linjës të amortizuar dhe pjesa më e madhe e fshatit nuk ka energji elektrike. Sakaq fshati Mesmali, vazhdon të jetë i izoluar prej dy ditësh, ndërsa Qafë Thana, ka vështirësi në lëvizjen e mjeteve pasi trashësia e dëborës shkon 20-30 cm.

Në Pogradec dhe Proptisht ka ende probleme me energjinë elektrike pasi këto zona furnizohen me fiderin e Librazhdit por akoma nuk është gjendur defekti. Në Dardhas ka ende fshatra të izoluar dhe lëvizja drejt saj bëhet vetëm me zinxhirë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP