Dita e sotme ka sjellë një mot të akullt në të gjithë vendin, ku mëngjesi karakterizohej nha temperatura disa gradë nën zero.

Sipas MeteoAlb, masat ajrore verilindore që kanë depërtuar drejtë gadishullit të Ballkanit do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjell shpeshtim të vranësirave, por pa reshje.

Advertisements

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kthjellime dhe temperatura relativisht të ulëta dominojnë motin gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP