Rikthimi nga festat dhe pushimet është gjithmonë i vështirë, por ka një ditë ku faktorë të ndryshëm mblidhen së bashku në një koniukturë që si rezultat kanë pikërisht ditën e sotme, Blue Monday, ose dita më e trishtë e vitit.

Normalisht, nuk ka asnjë qasje të mirëfilltë shkencore në këtë përcaktim, që vjen si një provokim i një profesori të psikologjisë të Universitetit të Kardifit, Cliff Arnall, të shpërndarë në vitin 2005, por që ndër vite ka pasur një farë suksesi komercial dhe në rrjetet sociale.

Advertisements

Arnall krijoi edhe një formulë që shpjegonte zgjedhjen, C(P+B) N+D, ku për C nënkuptohet “temperatura mesatare”, P “ditët e kaluara nga rroga e fundit”, B “ditët që duhen për pushimet”, N “ditët që kalohen në shtëpi” dhe D për “orët me dritë gjatë ditës”, dhe rezultati, sipas tij, binte gjithmonë në javën e tretë të janarit.

Blue Monday kishte në fakt një synim publicitar, i reklamuar nga televizioni Sky Travel, nga momenti që sugjerohej se mërzia mund të shmangej duke prenotuar një udhëtim.

Edhe pse komuniteti shkencor ka refuzuar çdo rëndësi, madje edhe ekzistencën e një dite më të trishtë gjatë vitit, suksesi ka qenë domethënës, veçanërisht në Britaninë e Madhe, ku edhe faktorët klimaterikë janë më të theksuar në këtë periudhë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP