Moderatori Eno Popi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 së fundmi dhe i është dashur të karantinohet në shtëpi. Sipas Top Albania Radio, ai e ka marrë përgjigjen e tamponit ditën e djeshme, teksa bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

Po ashtu, raportohet se moderatori do e vijojë pa pushim emisionin e tij në radio “nga kushtet e shtëpisë”, teksa ka thënë gjatë këtyre ditëve do të mbajë edhe një ditar karantine.

Advertisements

Kujtojmë se një nga lëvizjet më të diskutuara nga ekrani i Top Channel këtë sezoni televiziv ishte ajo e Enos, të cilin ishim mësuar ta shihnim çdo pasdite në ekran. Vendin e “Dilema-Deal or no deal” e ka zënë ‘Përputhen’, nën moderimin e Bora Zemanit.

Eno vendosi t’i përkushtohej totalisht radios me një emision të ri, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”. Një program tepër i veçantë dhe i paparë më herët në vendin tonë, kushtuar udhëkryqeve të shoqërisë në shekullin që jetojmë.

Mes intervistave dhe monologjeve, Eno përplasë ide dhe opinione, shpërfaqë të vërteta e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqëron dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese. Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” ka misionin të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, pandemive globale, rrënimit të demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP