Armando Broja rikthehet të jetë protagonist në kampionatin holandez. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar golin e tretë të Vitesses, që po fiton 1-3 në fushën Emmen.

Sulmuesi i talentuar nga Malësia e Madhe, mori një asist nga krahu i djathtë dhe mposhti portierin vendas me një diagonale të saktë.

Advertisements

19-vjeçari gjithashtu ishte vendimtar edhe në golin e parë duke dhënë pasimin e fundit për sulmuesin tjetër, Thomas Buitink.

Ky është goli i pestë në Eredivisie për shtatlartin shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Chelsea.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP