Në Itali, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavisur 14.242 persona dhe janë regjistruar 616 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri I infektimeve ashtu edhe ai i viktimave është rritur, pasi dje ishin 12.532 raste të reja dhe humbën jetën 448.

Advertisements

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 2,303,263, ndërkohë që numri i viktimave është 79,819 në të gjithë vendin që nga fillimi I pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi i qytetarëve në Itali ka nisur më datë 27 dhjetor me Pfizer. Ndërkohë së fundmi Agjencia Evropiane e barnave ka miratuar përdorimin e vaksinës Moderna, e cila ka mbërritur ditën e sotme në Itali.

Pavarësisht masave anti-COVID të ndërmarra nga qeveria si dhe vaksinimit masiv të qytetarëve, ende situata epidemiologjike nuk duket e stabilizuar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP