Pasi u “masakrua” në rrjetet sociale, infermierja reagoi menjëherë duke u shprehur se nëna e Thaçit kishte rënë dakord që të pozonte me të, duke i akuzuar mediat për shpifje.
PRISHTINË– Një foto e dalë nga qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë bujë në media. Bëhet fjalë për pozën e shkrepur nga infermierja Emina Zeqiri, e cila publikoi një foto me nënën e ish-presidentit të Kosovës, Haxhim Thaçi teksa lëngonte në spital.

Pasi u “masakrua” në rrjetet sociale, infermierja reagoi menjëherë duke u shprehur se nëna e Thaçit kishte rënë dakord që të pozonte me të, duke i akuzuar mediat për shpifje.
“Te nderuar miq dhe ju familjar, dje kam pasur nderin qe te fotografohem me nenen e ish Presidentit Hashim Thaçi, ku i tregova per admirimin tim per familjen Thaçi, dhe shpreha deshiren qe ta bejme nje fotografi se bashku, nena e ish Presidentit ishte dakord dhe me leje te saj e postova me shume gezim per kete mundesi, por i gjithe entuziazmi im sot mu rrenua pasi qe disa portale tona te cilat pa pike ndergjegje dhe pa pike turpi dhe pa lejen time, moren foton dhe e shperndane neper portale te tyre duke shkruar tituje te tmershem dhe te rrejshem lidhur me kete fotografi. Andaj isha e detyruar qe te ju informoj se secilin nga ato portale do ta padis ne Gjykat dhe nuk do te ndalem deri sa te kerkojne falje publike dhe ti terheqin ato shpifje ndaj meje dhe ndaj nenes se z. Thaçit.E tmershme eshte kjo çka eshte duke ndodhur vetem per disa klikime te shkaterohet jeta dhe kariera e dikujt dhe te njolloset nje person, por une nuk do te ndalem gjersa e verteta te del”, ka shkruar ajo.

Advertisements

Por ngjarja nuk ka kaluar pa reagim as nga ana e familjes Thaçi. Evgjeni Thaçi, ish-deputete e PDK-së dhe mbesa e ish-presidentit ka kërkuar që të respektohet e drejta për privatësi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP