Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka komentuar aksidentin tek ambasada italiane, ku një makinë me shpejtësi 150 km/orë përplasi një makinë tjetër që po lëviste kundrejt rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vd ekja e sigurtë.

Advertisements

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përp lasi një makinë Skoda.

Shoferi i BMË-së që shkaktoi aksidentin ishte i riu Stiverjan Dashi, ku në rrjetet sociale shihet dëshira e tij për makina të shpejta.

Hoxha tha se është e pajustifikueshme shpejtësia me të cilën ai lëvizte në një qendër të banuar.

Advertisements

Sipas tij, ngjarja nuk është një aksident, por është një vr asje me dashje.

“Si ka shkuar me 150 në orë brenda në zonë të banuar. Lëre që nuk e ka vr arë mendjen për semaforin a është jeshile a portokalli.

Fajin e kanë institucionet tona që në kohë me shi nuk e nxjerrin ujin jashtë, por e mbajnë ujin brenda. Shumica më e madhe e aksidenteve ndodhin për shkak se drejtuesit e mjeteve nuk dinë dhe nuk kanë aftësinë që të drejtojnë mjetin. Gjobat janë rritur, rrugët më të mira po numri i aksidenteve është po njëlloj. Ajo 1 mujori i marrjes së patentës nuk është i mjaftueshëm.

Ai nuk është aksident, ajo është vr asje me dashje, ti e di shumë mirë se me çfarë shpejtësi po ecën, e di shumë mirë se çfarë mund të shkaktojë shpejtësia jote”,- tha gazetari.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP