Mbrëmjen e djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar ndërsa mbi 1300 metra ka pasur reshje dëbore.

Bëhet me dije se trashësia e dëborës ka rritur deri më 10 cm.

Advertisements

Rrugët janë të hapura dhe të kriposura, ndrësa në Dardhë dhe Boboshticë rekomandohet zinxhirë apo goma dimërore.

Njoftimi i plotë:

Në Qarkun e Korçës, gjatë gjithë natës ka patur rreshje shiu me intesitet mesatar, dhe mbi 1300 m ka patur rreshje debore ku trashësia e saj eshte 5-10 cm.

Advertisements

Aktualisht rreshje nuk ka.

Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi paraqitet e mirë. Të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mengjesit lëvizja e mjeteve rekumandohet me zinxhir, ose goma dimërore.

Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr 6, te Mollasit, bashkia Kolonje. Probleme me energjine ka dhe zona e Vithkuqit.

Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit dhe ne kete fider.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP