Pak kohë më parë, Fifi zbuloi se ishte kushërirë me Ermal Fajzullahun.

Ajo tha tek “Shiko Kush Luan” se familja e Ermalit ka pasur mbiemrin e saj, por më vonë e kishin ndryshuar.

Advertisements

Ditën e djeshme, këngëtari ishte i ftuar në “Express Rozë” dhe tregoi si qëndron e vërteta e lidhjes së gjakut mes tyre.

Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Me një prejardhje shumë të largët, jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, tha Ermali.

Advertisements

Në lidhje me bashkëpunimin e tyre, të titulluar “Përjetësi”, Fejzullahu tha se kishte qenë Fifi ajo që e kishte ftuar për të, teksa shtoi se këngëtarja kishte pasur dëshirë ta publikonin në verë, ndërsa ai kishte insistuar për në dimër meqënëse ishte një baladë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP