Pandemia duket se ka detyruar shqiptarët të heqin dorë nga dashuria e tyre për “Benz-in”, pasi gjatë vitit 2020 është një markë tjetër ajo që është preferuar nga shqiptarët.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar në platformën e re online “Open Data DPSHTRR”, ku edhe pasqyrohen të dhënat statistikore mbi mjetet rrugore të regjistruara për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020.

Advertisements

Sipas të dhënave të publikuara, vihet re që gjatë vitit 2020, rezultojnë të regjistruara për herë të parë 43,661 autovetura, të kategorizuara në 68 marka të ndryshme mjetesh.

Marka më e preferuar në vitin 2020 është “Volkswagen”, me 21% të të regjistruarve, e cila më pas ndiqet nga “Benz-i” dhe makina tip “Ford”. Mesa duket, çmimi më i shtrenjtë i “Benz-it” ka detyruar shqiptarët të mos e blejnë.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP