Amir Abrashi rikthehet në kampionatin ku bëri kapërcimin në kualitet. Mesfushori është larguar zyrtarisht nga Freiburg, pjesë e të cilëve u bë në korrikun e vitit 2015. “Pitbulli” dardan është transferuar te Basel, në huazim deri në fund të këtij sezoni.

Një rikthim në elitën e futbollit zviceran për 30-vjeçarin, aty ku ka luajtur më parë me Grasshopers. Abrashi ka luajtur pak minuta këtë sezon me Freiburg (vetëm pesë ndeshje), teksa tek ekipi i ri do të ketë shok skuadre Taulant Xhakën dhe Edon Zhegrovën.

Advertisements

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Basel 1893 (@fcbasel1893)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements