Gazetari Mentor Kikia ka kritikuar qeverinë në lidhje me qëndrimet që mban për sa i përket vaksinave, duke sulmuar BE-në dhe vendet e tjera që na ofrojnë vaksina.

Sipas tij, Serbia i ka marrëdhëniet e mira me të gjitha shtete, ndaj edhe ëprfiton vaksina, siç ishte rasti i sotëm ku morën nga Kina 1 milionë doza, ndërkohë që qeveria jonë u mërzit aq shumë me Rusinë që i ofroi vaksinën, aq sa e quajti edhe provokim.

Advertisements

Gazetari thotë se kjo vjen për shkak se duam të dukemi europianë, por edhe Europa sërish nuk na dha gjë, madje na bëri edhe një notë proteste kur guzuam ta kritikonim.

“Çfarë ti thuash kësaj pune!

Serbia, me negociata të hapura me BE-në.

Advertisements

Mirë me Europën, mirë me Amerikën, mirë me Rusinë

Mirë me Turqinë e mirë me Kinën

Merr 1 milion vaksina nga Kina dhe i tregon edhe flamurin në aeroport. Ndërsa ne u mërzitëm aq shumë me Rusinë që na tha “po të doni, mund të merrni edhe vaksinën tonë”, sa që e quajtëm provokim diplomatik, për tu dukur sa më shumë europianë.

Por sërish Europa s’na dha gjë. Dhe kur guxojmë edhe ta kritikojmë pak, Eurona na bën edhe nota proteste.

Andej nga Korca kësaj i thonë: Epo t’ëmën e…”, shkruan gazetari Mentor Kikia.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP