Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hong Kong, ku një biznesmene shumë e njohur i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga çatia e banesës së saj.

Mediat e huaja bëjnë me dije se biznesmenia Luo Lili i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa e saj së bashku me vajzën 5 muajshe.

Advertisements

Dyshohej se ajo vuante nga depresioni pas lindjes dhe kjo mund ta ketë çuar drejt vdekjes. Luo Lili është gjetur e pajetë më vajzën e saj para apartamentit.

34-vjeçarja vinte nga një familje pasur. Në vitin 2014, ajo themeloi kompaninë e saj TriBeluga, një firmë e shërbimeve të inkubacionit që lidhi startup- et globale me Kinën.

Miliarderja njihej edhe me personazhe publike siç ishin Rita Ora dhe Hillary Clinton

Advertisements

Ajo ishte aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndante në rrjetet sociale dhe foto me të bijën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që ka çuar biznesmenen në një akt të tillë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP