Këngëtarja Dua Lipa është një nga personazhet më të komentuara dhe të suksesshme në botë. Dua ka qenë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel” Live ku ka folur më shumë rreth çmimeve Grammy si dhe thashethemeve që qarkullojnë në mediat e huaja për shtatzëninë.

Ajo ka treguar se nuk e priste se fotoja e shoqëruar me emojin e një biberoni do të bëhej objekt i një thashethemi të tillë. Dua ka sqaruar se nuk ekziston një shtatzëni duke shuar kështu të gjithë zërat.

Advertisements

Më pas Lipa ka folur për supersticionet e shqiptarëve duke treguar se i konsideron si gjëra qesharake.

“Në familjen time… Ka supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua duke shtuar se këto janë gjëra qesharake./ CNA.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP