Mirsad Avdijaj, djali i madh i familjes që u shua në aksidentin tragjik më 14 janar në afërsi të një karburanti në Rrëshen, rrëfen se motra e tij 2-vjeçare Violeta Avdijaj, e cila ishte e vetmja që i shpëtoi aksident ka hapur sytë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ai tregon se motra e tij e vogël është mirë dhe sapo ka hapur sytë ka kërkuar prindërit e saj. Në një intervistë për Gazetën Ekspres, Mirsad Avdijaj tregon se vajza kishte thyer një këmbë dhe kishte lëndime në fytyrë por që tani është në mirë dhe ka hapur sytë.

Ai tregon se Anjeza Avidiaj që humbi jetën në aksident ishte njerka e tij, por që kishin marrëdhënie të mira dhe se ngjarja e ka tronditur rëndë.

Advertisements

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtuar. Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo çuar prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rënë në gjumë”, tha Mirsad Avijaj.

Arsyeja e nisjes së Blerim Avdijës nga Kosova drejt Shqipërisë ka qenë fakti me rregulluar dokumentet dhe me marrë vizë njerkës dhe fëmijëve në mënyrë që të jetonin në Zvicër, por që aksidenti tragjik u mori jetën 4 familjarëve dhe mbeti gjallë vetëm 2-vjeçarja Violeta Avdijaj.

“Baba u shkuar nga Kosova me ja u ndreq vizat familjes, u liru prej punës me shku aty me ja ndreq letrat…Prej Kosovës janë kanë me i ble disa dhurata për neve, se i kam edhe katër vëllëzër dhe mota në Zvicër…Vizat ka tentu me i rregullu për njerkën, vëllain edhe motrën tjetër. I ka kry do dokumente, ka shku për viza edhe ka ndodh aksidenti. Katër anëtarët kanë dhënë shpirt në vendin e ngjarjes”, rrëfen Mirssadi, vëllai i madh i familjes Avdijaj.

Advertisements

Aksidenti tragjik ndodhi më 14 janar ku tip “Citroen” me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja Avdiaj ka parakaluar një tjetër makinë, dhe më pas është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.

Në videon e publikuar nga Report Tv shihej mjeti “Citroen” ka bërë parakalim të gabuar dhe ka dalë në krah të kundërt, si pasojë është përplasur me kamionin që po vinte përballë.

Familja që u shua ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP