Shqipëria është përfshirë nga një mot i acartë gjatë këtyre ditëve, i shoqëruar me ngrica dhe reshje dëbore në zonat malore.

Tempeturat kapën minimumin -12 gradë celcius si rrallë herë më parë, ndërsa temperaturat maksimale shënuan +6 gradë.

Advertisements

Ndërkohë që pritet largimi i acarit, brenda 2 ditësh vendi do të “pushtohet” sërish nga reshjet e dendura të shiut me masa ajrore të nisura nga Italia, të cilat do të përshkojnë të gjithë gadishullin e Ballkanit për të zbritur më pas në Greqi në drejtim të ishullit të Kretës.

Pritet që reshjet të shfaqen fillimisht në zonat bregdetare me intensitet të ulët gjatë të enjtes pasdite për të qenë më intensive gjatë të premtes dhe fundjavës së ardhshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP