Ndërsa Covid-19 po infekton gjithnjë e më tepër shumë prej nesh, shkencëtarët po shohin nga afër dëmin e çuditshëm dhe të fri kshëm që mund t’i shka ktojë ai trupave tanë.

Ne e kemi mësuar që në fillim të pandemisë, se kjo sëmundje prek të gjithë sistemin tonë imunitar dhe jo vetëm sistemin e frymëmarrjes, duke sjellë gjithashtu probleme gastrointestinale, dëmtime të zemrës dhe çrregullime të mpiksjes së gj akut.

Advertisements

Tani, 1 vit nga nisja e pandemisë, autopsitë e thella të pacientëve me Covid-19 kanë zbuluar detaje më të mëdha të inflamacionit dhe dëmtimit të përhapur në indet e trurit. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e simptomave të shumta neurologjike që kanë shfaqur disa pacientë, nga dhimbja e kokës, humbja e kujtesës, marramendja, dobësia trupore dhe haluçinacionet, deri në kriza dhe goditjet më të rënda.

Disa vlerësojnë se deri në 50 për qind e të shtruarve në spital me Covid-19 mund të kenë simptoma neurologjike, prej të cilave njerëzit mund ta kenë shumë të vështirë të bëjnë edhe detyrat më të zakonshme të përditshme, si përgatitja e një vakti ushqimor.

“Ne u habitëm. Në fillim prisnim të shihnim dëmtime që shkaktoheshin nga mungesa e oksigjenit. Përkundrazi, ne pamë zona multi–fokale të dëmtimit që zakonisht lidhen me goditjet në tru dhe sëmundje neuro–inflamatore”, -thotë mjeku dhe drejtori klinik në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Britani, Avindra Nat.

Advertisements

Studiuesit në këtë institut, përfshirë mjekun Mjoung-Hua Li dhe Nat, kryen ekzaminime të indeve të trurit të 19 pacientëve të vde kur. Mosha e tyre varionte nga 5-73 vjeç dhe shumë prej tyre kishin vuajtur nga faktorët e rreziku te të pasurit një sëmundje të formës së rëndë, përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Duke përdorur mikroskopinë e fuqishme MRI, Li dhe ekipi i tij identifikuan 10 pacientë me anomali të trurit. Një ekzaminim më i afërt zbuloi hiperintensitete – njolla të ndritshme në imazhin mikrografik të mostrave të trurit – kumikroskopia fluoreshente tregoi se rrjedh fibrinogjen (një proteinë gjaku).

Qelizat T dhe qelizat imune të specializuara të trurit, mikroglia, i rrethonin këto njolla tek një numër pacientësh. Ndërkohë, kishte edhe zona të errëta të një hemorragjie tashmë të mpiksur. Këto zbulime, bënë që studiuesit të arrijnë në përfundimin se këta pacientë kishin përjetuar gjakderdhje të shumta. Por simptoma neurologjike nuk kanë shfaqur vetëm ata që janë sëmurur rëndë, apo që kanë pasur sëmundje kronike.

“Ne kemi edhe një grup të rinjsh pa faktorë të zakonshëm të rrez ikut që kanë pësuar god itje në tru dhe pacientë që kanë ndryshime akute në statusin mendor, të cilat nuk mund të shpjegohen ndryshe”, -thotë neurologu i Universitetit të Liverpoolit, Benedikt Majkëll.

Pacientët kanë vuajtur nga iluzione dhe kanë zhvilluar psikoza. Në një rast, një grua 55-vjeçare filloi të shihte luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj, para se të besonte se një mik apo anëtar i familjes ishte zëvendësuar nga një mashtrues identik (iluzioni Capgras).

Pavarësisht testeve për të zbuluar virusin në indet e trurit, Li dhe ekipi nuk gjetën asnjë gjurmë të SARS-CoV-2.

“Ka të ngjarë që virusi të jetë pastruar deri në kohën e vdekjes, apo që numri i kopjeve virale të ishte nën nivelin e zbulimit nga analizat tona”, – shton Li.

Ndërsa studime të tjera kanë gjetur gjurmë të virusit në tru, nivelet ishin të ulëta dhe duket se janë të rralla.

“Deri më tani, rezultatet tona na sugjerojnë se dëmtimi që pamë mund të mos jetë shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 që infekton drejtpërdrejt trurin”, – thekson Nat.

Ky dëmtimi mund të jetë për shkak të përgjigjes inflamatore të trupit ndaj virusit, shpjegoi ai.

Për shkak të sasisë së vogël të mostrës dhe informacionit të kufizuar klinik, ekipi thotë se nuk mund të nxjerrë ende përfundime të drejtpërdrejta. Por zbulimet e tyre përputhen me testet EEG, që kanë zbuluar encefalopati në pacientët Covid-19, shqetësime në aktivitetin tipik elektrik të trurit, që mund të nënkuptojnë enjtje dhe inflamacion.

Ato përputhen gjithashtu me studimet që tregojnë se virusi mund të shkaktojë përgjigje të tjera të rrezikshme imune, që në disa raste shkaktojnë edhe më shumë dëme sesa vetë virusi. Studiuesit janë të shqetësuar mbi pasojat e inflamacionit të trurit në shëndetin afatgjatë të njerëzve, duke qenë se shoqërohet me humbjen e kujtesës dhe sëmundjen e Alzheimerit, ndërkohë disa pacientë po vuajnë pasojat e zgjatura neurologjike, të tilla si lodhja kronike dhe sindroma Guillain-Barré. / Science Alert – Bota.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP