Adriana Matoshi është padyshim një nga aktoret më të suksesshme aktualisht në Kosovë. Ajo është e njohur për shumë role filmike e teatrale si dhe çmime të shumta ndërkombëtare.

Mirëpo, duket se së fundmi Adriana ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për jetën e saj, duke iu futur politikës. Ditën e sotme është publikuar lista e 110 kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Advertisements

Pjesë e listave janë emra të njohur nga fusha të ndryshme, deputetë aktualë por duket se ka edhe disa emra të rinj, mes të cilëve ai i Adrianës.

Kjo gjë ka suprizuar jo pak fansat e saj, e jo vetëm, të cilët nuk kanë patur asnjë informacion rreth aderimit të saj deri tani.

“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Adriana Matoshi.

Advertisements

Kujtojmë se muajit e fundit, aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Adriana tregoi se për herë të parë është njohur me Keith në një lokal dhe të dy u shprehën mjaft të lumtur për historinë e tyre të dashurisë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP