Imunologu i njohur, profesor Genc Suçebe, shprehet se edhe me një dozë të vaksinës anti-Covid, njeriu është i mbrojtur ndaj virusit të rrezikshëm.

Sulçebe tha në News24 se imuniteti që krijon vaksina në trupin e njeriut është mjaft i mirë, po aq sa imuniteti bio.

Advertisements

“Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë.

Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë akoma në kontakt me virusin, jo ata që e kanë kaluar.

Të bëjmë te njerëzit dozën e parë dhe të presim se dozën e dytë mund ta bëjmë edhe pas 2 muajve. Vaksina e Pfizer thuhet se mund të pritet deri në 42 ditë për dozën e dytë”, deklaroi mjeku.

Advertisements

I pyetur se çfarë ndodh në trupin e njeriut kur merr vetëm një dozë të vaksinës, mjeku i njohur theksoi se “qelizat aktivizohen, shumëzohen, fillon krijimi i antitrupave”.

“Kur bëjmë injeksionin pas tre javësh, ky nivel rritet akoma më shumë. Por, edhe me dozën e parë ne jemi të mbrojtur. Madje është një vaksinë e re Johnson&Johnson, që del së shpejti, dhe që është vetëm me një dozë. Edhe me një dozë është treguar se kemi imunitet të mjaftueshëm”, tha ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP