Silva Bino nga ISHP, ka thënë pak më parë në një mbledhje të Komitetit Teknik të Ekspertëve, se ditët e fundit ka pasur një rritje të personave të infektuar me Covid-19, të grupmoshës 15 deri 24 vjeç.

“Vihet re një rritje e infektimeve te grupmosha 15-24 vjec. Grupmoshë kjo që ka pasur qëndrueshmëri gjatë kësaj kohe. Por javët e fundit ka pasur rritje. Gjatë gjithë kohës së Covid s’kemi pasur rritje te kjo grupmoshë.

Advertisements

Por kjo ndoshta lidhet me shumë faktorë, ndoshta dhe me festat e fundvitit, por që na kërkon të kemi sa më shumë kujdes sepse është grupmoshë që frekuenton shkollat e mesme dhe universitetet. Ndaj këto masa do na ndihmojnë të kemi qëndrueshmërinë që kemi pasur dhe më përpara”, tha Bino.

E pyetur nëse në Shqipëri ka mbërritur virusi i ri britanik, ajo tha “Përsa i përket virusit që është evidentuar në Britani, kemi gjurmuar raste, kemi pasur dhe indikacion epidemiologjik, por s’kemi pasur raste të infeksionit të ri.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP