Ministrja Ogerta Manastirliu tha se publikimi i rastit të korrupsionit në spitalin Covid 2 është një ditë e mirë për mjekësinë.

“Këto nuk janë ditë të këqija, janë ditë të mira, është ditë e mirë sa herë që një qytetar bën denoncim me fakte, dhe na jep ne mundësinë që ti heqim këta cibanë nga sistemi. Nuk është çudi që një person, dy apo tre,nuk mund të përfaqësojnë armatën e mjekëve dhe atyre që sakrifikojnë përditë.

Advertisements

Mund të kemi raste të tjera denoncimesh, kemi mijëra të tjerë që janë falenderues për ata mjekë dhe infermierë që janë shumicë dërrmuese, dhe që e nderojnë bluzën e bardhë, gazetarët ti shkojnë deri në fund qoftë edhe indicieve më të vogla. Unë e kam ngritur një grup pune nga MSH që do të kryejë një hetim të plotë administrativ dhe verifikim të çdo akuze. Mos bini pre e askujt, nëse u cënohet e drejta për shëbim njoftoni autoritetet. Lajmi i mirë nuk bën lajm, lajmi i keq bën lajm në media”, tha ministrja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Advertisements