Robert Berisha po përjeton një periudhë zie pas ndarjes nga jeta të nënës së tij Teuta, vetëm dy javë më parë. Ai ka postuar një foto të saj me vajzën e tij, Rene, ku ka shkruar “dy javë pa ty mamushi jem”, si dhe ka vendosur emojin e një zemrë të thyer.

Kjo nuk është hera e parë që Roberti i ka bërë dedikim nënës së tij të ndjerë, duke ndarë me fansat dhimbjen dhe hidhërimin që është duke përjetuar.

Advertisements

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme,”– është shprehur më herët ai.

Gjithashtu, ai e ka kujtuar të ëmën edhe me një kompozim të babait të tij, me këngën “Kthehu Teuta”, të vitit 1973./News31

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP