Pas kërkimeve intensive, shërbimet e policisë i kanë gjetur turistët në një terren të vështirë në Grykën e Motinës.
KOSOVË-Dy turistë nga Kosova, të bllokuar në Grykën e Motinës janë shpëtuar nga policia. Sipas mediave, bëhet e ditur se të dy alpinistët 35 vjeç dhe 47 vjeç, banues në Kosovë kanë qëndruar të bllokuar për disa orë.
Pas kërkimeve intensive, shërbimet e policisë i kanë gjetur turistët në një terren të vështirë në Grykën e Motinës.Ndërkohë, raportohet se dy turistët kosovarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!