Në sfidën përballë Valladolit, përveç fitores së thellë 3-0 dhe tre pikëve që Barcelona mori, kapiteni i skuadrës Lionel Messi thehu një tjetër rekord duke lënë pas legjendën e Brazilit Pele.

Numri 10 me golin e shënuar mbrëmjen e djeshme arrit të kalojë Pele, duke shënuar 644 gola me Barcelonën, rekord ky që mbahej deri dje nga “perla e zezë” me 643 gola të shënuar për ekipin brazilian të Santos. Me këtë rekord Messi renditet i pari futbollist në botë që ka shënuar më shumë gola, 644 të tillë për një ekip deri më tani i ndjekur nga Pele me 633 gola për Santos , vendi i tretë i takon Gerd Muller me 570 gola të shënuar me fanellën e Bayern Munih. Peyroteo 569 me Sporting Lisbon dhe Bican me 542 gola të shënuar për Slavia Prague

Advertisements

Vetë Messi, pas thyerjes së rekordit ka bërë një postim në rrjetet sociale: “Kur nisa të luaj futboll kurrë nuk mendova se do të thyeja ndonjë rekord, veçanërisht jo atë që arrita dhe që e mbante Pele.

Mundem vetëm të falënderoj këdo që më ka ndihmuar gjatë këtyre viteve, shokët e mi të skuadrës, familjen, miqtë e mi dhe këdo që më mbështet çdo ditë”. Messi i është bashkuar Barcelonës që në moshën 13-vjeçare dhe ka debutuar në vitin 2004 me katalanasit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP