Hasani theksoi se është e kuptueshme masa që kanë marrë shtetet por nuk duhet të ketë një p anik pasi thjesht është një mutacion i ri i koronavirusit dhe se këto masa kanë pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë e Anglisë.

Më shumë se 15 shtete në botë kanë mbyllur kufirin me Anglinë pasi aty është zbuluar një mutacion i ngjashëm me Covid. Shqipëria ende nuk ka marrë asnjë masë për mbylljen e kufirit me Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisements

Lidhur me këtë situatë të krijuar Britaninë e Madhe, në një intervistë për “Faxnews” foli diplomati, Naim Hasani i cili u shpreh se kjo është një situatë e jashtëzakonshme dhe se qytetarët e Anglisë, të cilët duhet të sillen sikur e kanë virusin e të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.

Hasani theksoi se është e kuptueshme masa që kanë marrë shtetet por nuk duhet të ketë një pa nik pasi thjesht është një mutacion i ri i koronavirusit dhe se këto masa kanë pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë e Anglisë.

“Ekspertët e shëndetësisë janë shprehur se ky është thjeshtë një mutacion i ri i Covid-19, ata po punojnë për të zbuluar shkaqet e përhapjes së këtij virusi të ri dhe për të kuptuar se vaksina e cila po shpërndahet gjerësisht tek qytetarët anglez a i reziston atij. I kuptojmë shumë qartë vendet e tjera që kanë pezulluar fluturimet, transportet portuale dhe rrugët tokësore me Britaninë derisa të sqarohet kjo situatë dhe të mos përhapet me vendet e tjera. Këto masa kanë pasoja të jashtëzakonshme për Britaninë”- u shpreh diplomati.

Advertisements

Ndër të tjera Hasani theksoi se qytetarët e Anglisë edhe ata Shqiptare duhet sillen sikur kanë Covid-19 dhe se duhet të izolohen e jo të përhapin panik pasi mund të ketë një izolim të plotë nga qeveria Britanike ditët në vijim.

“Ka thirrje për një izolim total në Angli, kjo mbete për në dorë të qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore. Dua të theksoj se për qytetarët Britanikë por edhe për ata Shqiptarë të mos përhapin pa nik, apo t’i anashkalojnë rregullat dhe kufizimet e vendosura nga qeveria pasi ato janë të vendosura për mbrojtjen e qytetarëve, ata duhet të sillen sikur kanë covidin dhe të izolohen nëpër shtëpitë e tyre.Në Londër ka një kufizim total përveç industrisë së ndërtimit dhe supermarketet, të cilat theksojnë se kanë rezerva të nevojshme për të përballuar situatën. Dua të njoftoj se Ministria e Transportit në Britani dhe në Francë po punojnë me intensitet të plotë, ku nëpërmjet një deklarate thuhet se Franca po merr masa për të zbllokuar të gjitha pikat e kufirit tokësor për elementë jetikë siç janë ushqimet për tu transportuar në Britani”– theksoi Hasani./dosja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP