Ditën e sotme (e mërkurë) parashikohet që vendi ynë të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë intervalet me diell, me këto të fundit më tepër prezente përgjatë zonës së jugut. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave dhe zonat malore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur e mjegullinës duke bërë që shikimi të ulet ndjeshëm në këto zona.

Advertisements

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-4m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 0°C deri në 8°C

Advertisements

zoant e ulëta 1°C deri në 17°C

zonat bregdetare 4°C deri në 19°C.++

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP