Mjekët kanë një rregull të quajtur ‘60-60’ për përdorimin e sigurt të kufjeve, që do të thotë se volumi 60% për çdo 60 minuta dëgjim, është i padëmshëm.

Kur shkelim këtë rregull, mund të përjetojmë marrje mendsh, ndjenjën e të përzierit, madje mund të vuajmë edhe nga çrregullime të gjumit. Këto janë vetëm disa efekte që mund të kenë kufjet në trupat tanë nëse i përdorim për një kohë të gjatë dhe shumë shpesh.

Advertisements

“Bright Side” sjell mendimin e një eksperti mbi atë që mund të na ndodhë nëse përdorim për shumë gjatë kufje.

Mund të keni dhimbje koke.

Njerëzit që mbajnë kufje për një kohë të gjatë mund të përjetojnë dhimbje koke, që nuk ndodh në kushte normale. Kjo gjithashtu mund të përkeqësojë migrenën nëse vuani nga ajo.

Advertisements

Mund t’ju dëmtohet dëgjimi.Sipas shkencës, shumica e 30-vjeçarëve duhet të jenë në gjendje të dëgjojnë një tingull 17-kilohertz , që do të thotë se ata mund të dëgjojnë një mushkonjë që afrohet.

Por e vërteta është se gjithnjë e më shumë të rinj nuk mund të dëgjojnë në këtë nivel në moshën e tyre. Për më tepër, të gjithë kemi 15,000 qeliza dëgjimi kur lindim, por nëse humbasim njërën prej tyre, ajo nuk mund të rikthehet më. Shkencëtarët e lidhin këtë problem me përdorimin e shpeshtë të kufjeve.

Veshët mund t’ju bllokohen nga dylli.Një grumbullim i dyllit në vesh ndodh sepse kufjet ndalojnë dyllin të dalë natyrshëm nga kanalet e veshit. Nga ana tjetër, veshët mund të bllokohen, gjë që mund të shkaktojë infeksion. Për më tepër, kufjet veprojnë si shtupa pambuku dhe mund ta shtyjnë dyllin më thellë në kanalin e veshit, gjë që mund të rezultojë në dhimbje veshi dhe marrje mendsh.

Mund të zhvilloni një gjendje të veçantë të quajtur ‘vertigo’.‘Vertigo’ është një ndjesi e humbjes së ekuilibrit. Shpesh shoqërohet me të përziera dhe marramendje. Ndodh kur veshët janë bllokuar nga zhurma. Faktori shtesë që mund ta shkaktojë është dëgjimi i muzikës në volumin më të lartë të mundshëm. Ndërsa vendosim këto objekte të vogla në veshët tanë, ne stimulojmë nervin e brendshëm të veshit dhe krijojmë presion të panatyrshëm brenda tij.

Mund të filloni të dëgjoni tinguj jo-ekzistues, madje edhe në heshtje të plotë.

Mund të filloni të dëgjoni zhurmën, klikimin, gumëzhitjen, fëshfërimën edhe kur jeni në heshtje të plotë dhe po pushoni. Kjo ndjesi nuk ka shërim, por lehtësisht mund të parandalohet duke zvogëluar kohën që kaloni me kufje dhe duke ulur volumin, pretendojnë shkencëtarët.

Mund të keni probleme me lëkurën dhe me puçrrat.

Sipas ekspertëve mjekësorë, ata që mbajnë shpesh kufje të mëdha, mbi veshë, veçanërisht kur punojnë dhe djersiten, po lejojnë që mijëra baktere të pakëndshme të shumohen. Kjo mund të shkaktojë puçrra dhe infeksione të lëkurës.

Për më tepër, mund të shkaktohen edhe puçrra në vesh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP