Pas protestave për Klodian Rashën, Stresi është shpallur në kërkim policor nga autoritetet shqiptare dhe është në arrati.
Reperi është larguar nga banesa e tij për t’i shpëtuar policisë, të cilës i ka bërë thirrje disa herë në rrjete sociale.
Advertisements
“Në cilin vend të Anglisë i doni koncertet? Jua premtova që do vij!”– ka shkruar ai krah videos.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar atë të vijë me një projekt të ri në muzikë.
Reperi në kërkim ka publikuar në rrjetet sociale një sekuencë të projektit të ri.
Advertisements
Ai shkruan se kënga del të premten në orën 21:00 dhe titullohet “Gang shit”.
Pak ditë para protestës ai bëri me dije se do sjellë një bashkëpunim me Feron. Ky i fundit rezulton i zhdukur nga rrjetet sociale prej disa kohësh.
Stresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamer, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”
View this post on Instagram
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!