Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, për Report TV ka argumentuar edhe arsyen se përse është kufizuar ora policore, nga 22:00 që ka qenë në 20:30 për festat e fundviit. Brataj tha se e gjitha është bërë me qëllim shmangien e festave, grumbullimeve me rastin e festave të fundvitit. Teksa i dha edhe një përgjigje edhe Imzot Frendos, i cili kërkoi që të paktën të lejoheshin që të zhvillonin meshën më 24 dhjetor.

“Sa herë janë marrë masa, janë thënë pse? E vërtetë që jemi në këtë situatë që përkon me mbylljen nga ora 22-06 dhe ne e dinim që lokalet e natës, kohëzgjatja e qëndrimit, të rinjtë na solli shifra të larta në muajin tetor-nëntor. Të njëjtën gjë do të thonë dhe restorantet, pse do na i mbylli për, se në atë ditë është xhiro më e madhe. Po t’i marrësh në veçanti kanë të drejtë, në përgjithësi është për të mirën e shëndetit. Masat tek ne janë shumë më të lira, ajo që mund të ndodh grumbullimet në festat e fundit, e dimë që këtë periudhë janë festat e punëve, do të çonin në grumbullime të mëdha. Pse jo dreka dhe darka? Në drekë rri në restorant, ndërsa në darkë jo. Dhe të ndenjurit jashtë është më pak “, tha Brataj.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP