Ish-banorja e ‘Big Brother’, Xhensila Pere ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka qenë ftuar në emisionin ’ABC e Mëngjesit’. Ajo tha se është një vajzë tipike shqiptare dhe se do ta bëjë vjehrrën “të harrojë dhe çunin e saj”.

Advertisements

“Vjehrra ime do të bëjë be për kokën time, do të harrojë dhe çunin e saj. Përpos faktit që vë zjarrin kudo që shkoj di dhe të shuaj zjarrin. Kam dhe virusin dhe antivirusin. Jam dhe vaksina dhe më beso që përtej kësaj Xhensile dhe atyre deklaratave të mia, është një Xhensilë që është rritur me një familje shumë të madhe dhe tradicionale.

Kur fiken dritat e kamerave është një vajzë tipike shqiptare që lan, fshin, gatuan dhe bën çdo gjë. Xhensila jeton vetëm dhe të gjitha i bën vetë.“, u shpreh Xhensila.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP