Duke filluar e marta e 22 Dhjetorit (sot) deri në datë 11 Janar 2021 të gjithë shtetasit, të cilët duan të futen në territorin e Malit të Zi duhet të jenë të pajisur me test negativ PCR që të jetë bërë brenda 72 orë të fundit.
Kjo masë e re e vendosur nga ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi do të prekë të gjithë shtetasit e huaj, përfshirë edhe ata shqiptarë. Këtyre të fundit do t’i mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend pa mundësi qëndrimi.
Advertisements
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masa të reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Duke filluar nga data 22 dhjetor e deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe si shtetasve të tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.
Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet transiti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend“, njofton MEPJ.-
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!