Makeup artistja Merita Merja ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau gjithë eksperiencën e vështirë pasi infektimit me covid-19.

Grimierja e njohur tregoi se u infektua pas festës me shumë të ftuar për ditëlindje dhe gjendja e saj u përkeqësua me kalimin e ditëve.

Advertisements

“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.

“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja.

Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tjetër gjatë përballjes me virusin.

Advertisements

“Babi më ka humbur jeten para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardh motra më ka thënë ca “po bën”. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP