Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sot në daljen e parë publike për në media, sqaroi dhe njëherë fjalët e paraardhësit e tij Lleshaj kur tha se “Çuçi ka ardhur pa dëshirën e tij”.
Advertisements
Në “open” Çuçi tha se nuk kishte dijeni për emërimin, por dëshirën e kishte për sa kohë është në ekipin Rama.
Çuçi tregoi se lajmin ia dha Soreca teksa ishin bashkë në një aktivitet të rëndësishëm.
Advertisements
Çuçi: Nuk është çështje mosdëshire, por mosdijenie. Ish-ministri Lleshaj në pjesën e parë të fjalisë tha nuk kishte etje për këtë post. Ishim në një aktivitet bashkë me Sorecën, dhe aty e mësova lajmin. Aty ma tregoi twitt-in. Befasi për mua, por nuk ka asgjë të jashtëzakkonshme. Unë thjesht nuk e prisja, jo se nuk mund ti bëj dot këto detyra, mund të bëj dhe të tjera. Thjesht kisha disa projekte të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, isha i fokusuar aty ndaj dhe habia ishte e madhe. Në një ekip trajneri mund të ndërrojë lojtarët dhe pozicionet sa herë ta shoh të nevojshme. Derisa unë jam pjesë e ekipit i bië që jam i gatshëm të kryej detyrat. Befasia erdhi se unë isha në mes të disa projekteve të rëndësishme në projektin e bujqësisë, që më e rëndësishmja ishte shpërndarja e naftës pa akcizë për fermerët.
Vasili: Thonë se Rama po sillet si autokrat që merr vendime vetë pa pyetur…
Çuçi: Nëse do isha jashtë skuadrës mund të ishte ndonjë reagim tjetër, mund të pyetesha. Por unë jam në ekip, jam në lojë dhe s’ka nevojë të pyetëm. Sepse unë pëlqimin e kam dhënë kur kam hyrë në ekip.
Vasili: Ministria e Brendshme është pak delikate, disa të tjerë thonë se Rama po afron pranë vetes njerëzit e afërt.
Çuçi: Unë jam një ndër 12 më të rëndësishmit e PS, dhe në këtë pikpamje nuk besoj të ketë ndonjë dyshimin për angazhimin tim politik.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!